LARGIME NGA DRITA / Morris Fuseini dhe Ben Zidane ndajnë rrugët me klubin

FC Drita ka njoftuar se futbollisti Morris Fuseini ka përfunduar periudhën e huazimit te skuadra gjilanase, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në klub.

Ndërkohë, edhe futbollisti Ben Zidane nuk do të jetë më pjesë e Dritës, pasi bashkëpunimi mes palëve është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.

Klubi bardhekaltër ka falënderuar të dy lojtarët për kontributin, angazhimin dhe korrektësinë e treguar gjatë kohës sa ishin pjesë e ekipit, duke u uruar suksese në vazhdim të karrierës së tyre.

“Faleminderit, Morris! Faleminderit, Zidane!”, thuhet në njoftimin e FC Dritës.

Shpërndaj me të tjerët