Karatistja nga Gjilani, Idea Haziri, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar dy medalje të bronzta në Kampionatin e Gjermanisë.
Në një konkurrencë të fortë me garues nga të gjitha republikat e Gjermanisë, Idea u rendit e treta në kategorinë Kata Individuale dhe gjithashtu fitoi vendin e tretë në Kata Ekipore.
Familjarët dhe mbështetësit e saj e kanë cilësuar këtë sukses si rezultat të punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të madh, duke theksuar se merita u takon edhe trajnerëve që kanë punuar me të në Kosovë.
Ata kanë shprehur mirënjohje për Karate Klub Drita Gjilan, trajnerët Blerim Hajdari dhe Salih Hasani, si dhe një falënderim të veçantë për trajnerin e katave Reshat Halili, për angazhimin e tij të palodhshëm në zhvillimin e sportistes.
Po ashtu, falënderime janë shprehur edhe për Arsim Ibrahimin, i cili e orientoi Idean drejt karatesë, si dhe për Valdrin Rashitin për kontributin në përgatitjen fizike të saj.
Suksesi i Idea Hazirit është edhe një dëshmi e nivelit të lartë të karatesë gjilanase dhe punës cilësore që bëhet me talentët e rinj.
