Ka përfunduar Testi i Maturës Shtetërore 2026 në Komunën e Gjilanit, ku këtij procesi iu nënshtruan gjithsej 1.122 maturantë.
Testimi u zhvillua në nëntë qendra të testimit, ndërsa sipas Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), i gjithë procesi kaloi i qetë, i rregullt dhe pa incidente serioze.
DKA falënderoi administratorët, mbikëqyrësit dhe të gjithë personelin e angazhuar për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë organizimit të Testit të Maturës Shtetërore.
Po ashtu, Drejtoria Komunale e Arsimit u uroi të gjithë maturantëve suksese dhe rezultate sa më të mira, si dhe mbarësi në rrugëtimin e tyre të mëtejmë akademik dhe profesional.
