Paul Rutter, pjesëtar amerikan i Peace Corps që jeton aktualisht në Kamenicë, ka ndarë një rrëfim emocional për fotografin e faunës dhe mbrojtësin e natyrës, Arian Mavriqi.
Ai tregon një moment të veçantë që i ka lënë përshtypje të thellë:
“Arian, një mik i vërtetë i Amerikës dhe i Shteteve të Bashkuara, e mori flamurin në shesh aty ku e kishte hedhur dikush. Në vend që ta linte të përdhosej, ai e ngriti, ia pastroi pak pluhurin dhe ma dorëzoi mua.”
Për Rutter-in, ky gjest kishte një domethënie të veçantë, pasi përkonte me një datë të dhimbshme personale, 41 vite më parë, vëllai i tij, LT Pittman Rutter, pilot i Marinës Amerikane (USN), kishte humbur jetën në shërbim të vendit të tij kur avioni i tij u rrëzua.
Edhe vetë Rutter është veteran ushtarak.
“Arjani nuk kishte asnjë mënyrë ta dinte rëndësinë e kësaj date,” shkruan ai.
Ai shton se edhe vetë ruan një flamur shqiptar të gjetur pranë një memoriali lufte, të cilin e mban si simbol respekti, së bashku me flamujt e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Në fund, Rutter e mbyll mesazhin me fjalë mirënjohjeje: “Faleminderit, miku im Arian.
Ti je gjithmonë i mirëpritur në shtëpinë time në Karolinën e Veriut.”

