TJETËR TRIUMF/ Vajzat e KPP Gjilanit dominojnë në Ferizaj, marrin dy të arta

Dy garueset e Klubit të Pingpongut “Gjilani” (KPP Gjilani – femrat) kanë shkëlqyer në turneun prestigjioz të mbajtur në Ferizaj, për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në këtë ngjarje sportive, ku morën pjesë rreth 100 pingpongistë nga klubet e ndryshme, ekipi gjilanas u paraqit me 5 garuese.

Trajneri i mirënjohur i KPP Gjilanit, Naser Hasani, u shpreh i këndshëm me fytyrën, duke potencuar se  lojtaret e tij të dëshmuar edhe  një herë e lartë  dominim  absolut në tabelë.

Në grupmoshën e vajzave U15, talentja e padiskutueshme gjilanase, Zana Bllaca , e përzgjedhur në listën e favoriteve, duke mposhtur konkurrencën dhe duke u radhitur me meritën në vend të parë.

Në anën tjetër, suksesi i jashtëzakonshëm u shënua edhe në kategorinë e U19 për femra. Pingpongistja Adea Kulla u shpall më e mira e turneut në këtë grupmoshë.

Ky triumf është edhe më i veçantë pasi Adea, ndonëse është kampione aktuale e Kosovës për kategorinë U17, arriti të dominojë në këtë turne  dhe të rrëmbejë vendin e parë edhe në një kategori më të lartë (U19), duke dëshmuar paraqitje  të shkëlqyera

Shpërndaj me të tjerët