Arbër Ismajli: Humbja nuk na ndal, LDK do të ringrihet

Kandidati i LDK-së reagon pas humbjes në zgjedhjet e 28 dhjetorit: “LDK do të ringrihet”
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjilanit dhe për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka reaguar pas rezultatit zgjedhor, duke theksuar se angazhimi i partisë për Republikën e Kosovës do të vazhdojë pa u ndalur.
Në reagimin e tij, ai ka shkruar se LDK do të mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të saj themelore, me të njëjtin vullnet, ndershmëri dhe përgjegjësi.
“LDK do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për Republikën, me të njëjtin vullnet, ndershmëri dhe përgjegjësi, si gjithmonë. Rruga jonë nuk mbaron këtu. Ajo vetëm sa kërkon më shumë punë, më shumë dëgjim dhe më shumë guxim,” ka shkruar ai.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe aktivistët që e kanë mbështetur LDK-në gjatë fushatës, duke theksuar se besimi dhe angazhimi i tyre mbeten shtyllë e forcës së partisë.
“Faleminderit secilit që besoi, që u angazhua dhe që nuk u dorëzua kurrë. LDK do të dijë të ringrihet, pa asnjë dyshim,” ka përfunduar reagimin e tij, me moton  bashkeiadalim.

Shpërndaj me të tjerët