Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

Për nder të Epopesë së UÇK-së, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan sot, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë,
pjesëtarë të FSK-së përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë homazhe.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se sot bashkë me kolegë, bashkëpunëtorë dhe familjet e veteranëve e dëshmorëve bëmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, duke nderuar me respekt dhe përulje sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.

“Në këto ditë të kujtesës dhe krenarisë kombëtare, kur shënojmë Epopën e UÇK-së, përulemi para veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me sakrificën e tyre hapën rrugën drejt lirisë dhe shtetit tone”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se kujtimi për ta mbetet përgjegjësi e përhershme për të gjithë ne, ndërsa idealet për të cilat luftuan vazhdojnë të na udhëheqin në rrugën përpara.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Alban Hyseni.

Shpërndaj me të tjerët