Bëhet e ditur agjenda e ceremonisë së varrimit të akademik Nexhat Daci
Është bërë e ditur agjenda zyrtare e ceremonive mortore për akademik Nexhat Daci, i cili ndërroi jetë së fundmi.
Ceremonitë mortore do të mbahen nesër, më 02 janar 2026, sipas kësaj agjende:
- 09:00 – 11:45
Homazhe – Holli i Kuvendit të Kosovës - 12:00 – 12:45
Akademi Përkujtimore nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës - 13:40 – 14:20
Varrimi me nderime shtetërore në Varrezat e Dragodanit
Familja Daci falënderon të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe respektin e treguar në këto momente zie.
E pamja do të mbahet nga 03 deri më 05 janar, në Hotel Sirius, nga ora 10:00 deri në 17:00.
