DIPLOMACI / Alban Hyseni pret ambasadorin e Sllovenisë, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjatë takimit, palët kanë biseduar për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë e ndërsjellë për të rritur bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Hyseni e ka njoftuar ambasadorin Blaj për investimet e fundit që po transformojnë qytetin, si dhe për projektet me rëndësi të veçantë në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë.

Po ashtu, është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sport dhe kulturë, duke vlerësuar potencialin për realizimin e iniciativave dhe projekteve të përbashkëta në këto fusha.

Kryetari i Gjilanit e falënderoi ambasadorin Blaj për vizitën dhe diskutimin e frytshëm, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët