Skuadra e Dritës është ndalur në Skenderaj nga Drenica, duke u mposhtur me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Pas katër fitoreve rresht, gjilanasit u ndalën pikërisht nga Drenica, skuadër që edhe më parë kishte dalë fituese në përballjen mes dy ekipeve.
Drita kaloi e para në epërsi në minutën e 56-të me golin e Albet Dabiqajt, por vendasit reaguan fuqishëm duke përmbysur gjithçka me golat e Ronaldo Chacon (dy herë) dhe Kreshnik Ukës.
Kjo është fitorja e dytë e Drenicës ndaj Dritës në këtë kampionat, pasi edhe në ndeshjen e parë në Gjilan, kishte triumfuar me rezultat minimal 1:0.

