Pas një sprove të papritur e të shpejtë, sot ka ndërruar jetë Driton Aliu, zyrtar për protokoll në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur miku dhe kolegu i tij, Albensi Sylejmani, i cili ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke e cilësuar Dritonin si një njeri të ndershëm, të përkushtuar dhe me shumë pozitivitet.
“Do ta kujtoj gjithmonë si një shok dhe koleg të sinqertë,” ka shkruar ai, duke shprehur ngushëllimet për familjen Aliu.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 28 janar 2026, në varrezat e fshatit Pasjak, me kohën e ikindisë, duke filluar nga ora 14:30.

