Gjatë vitit 2025, në Shërbimin e Radiologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan janë realizuar gjithsej 44,717 shërbime diagnostikuese, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i shërbimeve është si në vijim:
CT: 3,847 raste
Ultrazë (radiologji, gjinekologji dhe shërbime të tjera): 23,470 raste
Radiografi: 16,299 raste
Mamografi: 1,101 raste
Totali i shërbimeve të kryera arrin në 44,717.
Nga Shërbimi i Radiologjisë bëhet e ditur se përpjekjet për realizimin e objektivave do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore dhe profesionale për pacientët.
