SHËNDETËSI/​A dimë të shpëtojmë një jetë?

A DUHET TË DIMË TË SHPËTOJMË NJË JETË?

Kohët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të disa ngjarjeve tragjike që kanë përfunduar me humbje jete – disa si pasojë e ngulfatjes, e disa në aksidente komunikacioni.

Ajo që na ka prekur veçanërisht është se, në disa prej këtyre rasteve, në vendngjarje kanë qenë njerëz të shumtë… por askush nuk ka ditur çfarë të bëjë.

Dhe pikërisht këtu lind pyetja:

Po sikur njëri prej tyre të kishte ditur CPR?
Po sikur dikush të kishte pasur guximin dhe njohurinë për të vepruar në minutat e para?

Në raste të arrestit kardiak, çdo minutë është e çmuar. Ndihma e parë e dhënë menjëherë mund të jetë dallimi mes jetës dhe vdekjes.

Në Kosovë, tanimë janë disa trajnerë të certifikuar për reanimim nga European Resuscitation Council (ERC), Ne, trajnerët kemi themelu edhe shoqatën Kosovare për reanimim, që nga viti 2019. E kjo shoqatë, ndër të paktat ne Ballkan, është e regjistruar dhe funksionon nën ombrellën e Shoqatës Europiane te reanimimit , ERC.

Kosovo Resuscitation Society (KRS), besojmë se njohuritë për CPR dhe ndihmën e parë nuk duhet të jenë privilegj vetëm i profesionistëve shëndetësorë.

Ato duhet t’i mësojnë:
Nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, shoferët, punonjësit e institucioneve, çdo qytetar

Për këtë arsye, KRS ka ndërmarrë një iniciativë për organizimin e trajnimeve për CPR dhe ndihmën e parë në shkollat e Prishtinës, me synim që kjo nismë të zgjerohet më pas edhe në komunat e tjera të Kosovës.

Kemi bërë kërkesë në Komunën e Prishtinës dhe jemi në pritje të përgjigjes, me shpresën që pas fillimit të vitit shkollor të mund të fillojmë këtë aktivitet të rëndësishëm.

Ne nuk duam vetëm të trajnojmë njerëz.

Duam të krijojmë një shoqëri që di të reagojë kur një jetë është në rrezik.

Sepse ambulanca mund të jetë rrugës…
por ju mund të jeni aty në minutën e parë.

Mëso CPR.
Mëso ndihmën e parë.
Mos qëndro vetëm si dëshmitar.
Bëhu personi që di çfarë të bëjë.

Një ditë, dikush mund të ketë nevojë pikërisht për ty.

Kosovo Resuscitation Society – KRS
Training today. Saving lives tomorro

Shpërndaj me të tjerët