SPORT/ Gjilani mbyll miqësoren me barazim ndaj Prishtinës së Re

Sport klub Gjilani ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve para fillimit të kampionatit të ri, ku është përballur me skuadrën e Prishtinës së Re.

​Sfida e zhvilluar në Gjilan përfundoi pa fitues, me me rezultat të barabartë 1:1.

Golin e vetëm për skuadrën bardhekuqe e shënoi Eltion Isufi. Kurse golin për mysafir e shënoi Demir Imeri.

​Ky ishte testi i fundit për Gjilanin para startit të edicionit të ri garues që nis javën e ardhshme, ku në xhiron e parë gjilanasit do të përballen me Feronikelin.

​Pas këtij testi dhe fazës përgatitore të zhvilluar në Bansko të Bullgarisë, shtabi teknik i udhëhequr nga trajneri Debatik  Curri tashmë ka një pasqyrë më të qartë për të përcaktuar formacionin bazë me të cilin do të hyjë në kampionat.

Shpërndaj me të tjerët