Mbrojtësi dhe kapiteni i FC Dritës, Besnik Krasniqi, ka arritur një jubile të rëndësishëm në karrierën e tij me klubin gjilanas.
Ai tashmë ka shënuar 50 gola me fanellën bardhekaltër.
Me këtë arritje, Krasniqi është ngjitur në pozitën e dytë si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, duke u renditur menjëherë pas legjendës bardhekaltër, Xhevdet Shabani, i cili mban rekordin me 66 gola të shënuar.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FC Dritës. Kapiteni Krasniqi nuk shquhet vetëm për kontributin e tij në mbrojtje dhe udhëheqjen e skuadrës, por në shumë takime golat e tij kanë qenë vendimtarë për pikët dhe sukseset e kampionëve aktualë. / dita24h /
