LOKALE/Takim pune ndërmjet degëve të Kryqit të Kuq në Gjilan, Viti dhe Novobërdë

Gjilan, 2 nëntor 2026 – Kryetarja e Kryqit të Kuq të Kosovës, dega në Gjilan, Dr. Esma Mustafa, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e degëve të Vitisë dhe Novobërdës.

​Gjatë takimit u diskutua për koordinimin e aktiviteteve humanitare, mbështetjen e familjeve në nevojë dhe planifikimin e projekteve të përbashkëta rajonale.

​Dr. Esma Mustafa vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të rrjetit të vullnetarëve dhe reagimit të shpejtë në terren./dita24/

Shpërndaj me të tjerët