Është ndarë nga jeta Sami Devaja, tregtar i njohur nga Radivojci e Gjilani

Ndahet nga jeta Sami Devaja, tregtar i njohur nga Radivojci e Gjilani

Është ndarë nga jeta Sami Devaja, komercialist dhe tregtar i njohur, i lindur më 1951 në Radivojc të Vitisë.

Pas luftës, ai jetoi në Gjilan, pasi forcat serbe ia kishin djegur shtëpinë gjatë luftës.

Para luftës, Devaja punoi në ndërmarrjen tregtare “16 Nëntori”, ndërsa pas saj hapi biznesin e tij privat, ku punoi deri në ditët e fundit.

Ai njihej si njeri i urtë e i dashur, i edukuar dhe i drejtë në punë.

Sami Devaja ishte vëllai i Mexhet Devajës, ish-kryetarit legjendar të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot në varrezat e Radivojcit.

Shpërndaj me të tjerët