Vullnetarët pastrojnë rreth 80% të rrugës Muhoc–Zarbicë, aksioni u mbështet edhe financiarisht nga qytetarët
Me angazhim vullnetar është realizuar me sukses rreth 80 për qind e pastrimit të rrugës Muhoc–Zarbicë.
Përveç punës në terren me makineri dhe mjete pune, aksioni u mbështet edhe financiarisht nga qytetarë dhe mërgimtarë, të cilët kontribuuan për sigurimin e derivateve, ushqimit dhe pijeve freskuese për pjesëmarrësit.
Organizatorët vlerësuan se ky bashkëpunim dëshmon se me unitet dhe vullnet mund të realizohen iniciativa të rëndësishme në shërbim të komunitetit, ndërsa shprehën shpresën që në aksionet e ardhshme të ketë edhe më shumë pjesëmarrës për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës në Malësi.
