Në krye të zhvillimit ekonomik në Gjilan një frymë e re profesionale

Kush është Haki Huruglica, njeriu që po e drejton Zhvillimin Ekonomik në Gjilan?

Me formimin e koalicionit qeverisës në Gjilan mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë GUXO, kabineti i kryetarit Alban Hyseni u pasurua me emra të rinj dhe profesionistë.

Një ndër figurat që spikat për nga përgatitja akademike dhe përvoja institucionale është Haki Huruglica, Drejtor për Zhvillim Ekonomik.

Një rrugëtim akademik i ngjeshur

I lindur më 25 korrik 1996 në Gjilan, Huruglica përfaqëson gjeneratën e re të politikanëve që besojnë te fuqia e dijës. Ai ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës, ndërsa aktualisht është në përfundim të studimeve edhe në Fakultetin Juridik, duke krijuar një profil të dyfishtë: politikolog dhe jurist.

Përvoja në institucionet më të larta shtetërore

Pavarësisht moshës së re, karriera e tij profesionale në nivelin qendror është mbresëlënëse. Rrugëtimi i tij nisi në vitin 2021, ku shërbeu në: Kabinetin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku shërbeu si zyrtar administrativ e më pas si këshilltar politik i zëvendëskryeministres, Ministrinë e Bujqësisë, si zyrtar për koordinimin e politikave në administratën shtetërore.

Angazhimi në Partinë GUXO dhe vizioni për Gjilanin

Haki Huruglica ishte pjesë e strukturave të Partisë Guxo që nga hapat e parë të themelimit. Ai ka kontribuar në ndërtimin e politikave të brendshme dhe forcimin e organizimit partiak, duke u fokusuar gjithmonë në analiza të mirëfillta.

Sot, në krye të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në vendlindjen e tij, ai synon të implementojë një vizion afatgjatë për forcimin e biznesit lokal dhe avancimin e institucioneve demokratike.

Punëtor, i edukuar dhe parimor

Përtej biografisë zyrtare, Huruglica përshkruhet nga kolegët dhe bashkëpunëtorët si një profesionist i palodhshëm. Ai vlerësohet si një njeri me edukatë të lartë, i sinqertë dhe mbi të gjitha parimor.

Në rrethet politike, ai ka dëshmuar pjekuri dhe guxim për të marrë vendime të rëndësishme, duke qëndruar gjithmonë pranë komunitetit ku jeton dhe vepron.

Me një kombinim të dijes akademike dhe përvojës në kabinetet më të larta të shtetit, Haki Huruglica shihet si një aset i rëndësishëm për qeverisjen lokale në Gjilan.

 

Shpërndaj me të tjerët