MORTORE/Ndahet nga jeta në mosha të shtyrë Prof. Mr. Sc. Xhemajl Xhemajli

Me pikëllim të thellë, familja dhe komuniteti arsimor njoftojnë ndarjen nga jeta të ish-mësimdhënësit, intelektualit dhe veprimtarit të njohur, Prof. Mr. Sc. Xhemajl Xhemajli.

​Prof. Xhemajli do të kujtohet si një bashkëshort i denjë, baba i përkushtuar, gjysh i dashur dhe mbi të gjitha si një njeri me vlera të larta njerëzore e profesionale.

Gjatë jetës së tij, ai la gjurmë të pashlyeshme në fushën e edukimit, si dhe në veprimtarinë kombëtare e politike, duke u shquar për besnikërinë ndaj atdheut dhe përkushtimin ndaj shoqërisë.

​Përveç kontributit të tij profesional, familjarët dhe miqtë do ta kujtojnë gjithmonë për mirësinë, bujarinë dhe shembullin që dha në ruajtjen e me nder të vlerave familjare e njerëzore.

​Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e martë, me kohën e faljes së Ikindisë, në fshatin e tij të lindjes në Pogragjë. Ndërkaq, ngushëllimet për familjen do të priten te restorant “Parajsa”, nga dita e mërkurë deri ditën e premte.

Shpërndaj me të tjerët