ZYRTARE/ Florent Ramadani largohet nga Drita

FC Drita ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Florent Ramadani.

Sipas klubit, kërkesa për ndërprerjen e parakohshme të kontratës ka ardhur nga vetë lojtari, ndërsa drejtuesit e klubit e kanë mirëkuptuar kërkesën dhe kanë vendosur ta lirojnë.

Në njoftimin e publikuar, Drita e falënderon Ramadanin për kontributin e dhënë me fanellën e klubit dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

“Faleminderit, Florent!”, thuhet në mesazhin përmbyllës të klubit.

Shpërndaj me të tjerët