ARSIM/ Pensionohet mësuesja e njohur në Pogragjë, Ismete Ferizi

Pas një karriere të gjatë, të bujshme dhe me plot përkushtim në procesin edukativo-arsimor, është pensionuar mësuesja e Gjuhës shqipe, Ismete Ferizi.

Ajo pjesën më të madhe të rrugëtimit të saj profesional e zhvilloi në Shkollën e Mesme të Ulët “Liria” në Pogragjë, institucion nga i cili edhe u përcoll me nderime për në pension.

Me këtë rast, kolektivi i SHFMU “Liria” ka organizuar një ndarje festive, duke i shprehur mirënjohjen dhe respektin më të sinqertë për kontributin e dhënë ndër vite.

“Mësuesja Ismete ka qenë shembull i përkushtimit, qetësisë, durimit dhe profesionalizmit, duke edukuar e formuar breza të tërë nxënësish. Me punën dhe angazhimin e saj ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë dhe në zemrat e shumë nxënësve e kolegëve,” thuhet në mesazhin falënderues të shkollës.

Kolegët dhe stafi drejtues i shkollës e kanë falënderuar mësuesen Ismete për urtësinë dhe energjinë e palodhshme që ka treguar në dritaren e dijës, duke i uruar shëndet të plotë, lumturi dhe vite të gjata e të qeta në këtë kapitull të ri të jetës së saj.

 

Shpërndaj me të tjerët