VETËDIJESIM/ Kryqi i Kuq në Gjilan dhe IKSHPK organizojnë aktivitetin kundër dukurive negative

Sot më date 22 Qershor 2026, Kryqi i Kuq i Kosovës Dega ne Gjilan në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, organizoi një aktivitet informues dhe vetëdijesues lidhur me dukuritë negative dhe pasojat e përdorimit të drogave.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve, veçanërisht të rinjve, mbi rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike dhe rëndësinë e promovimit të stileve të shëndetshme të jetesës.

Së bashku për një shoqëri më të shëndetshme dhe pa varësi.

Kryqi i Kuq i Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

Shpërndaj me të tjerët