Sot më date 22 Qershor 2026, Kryqi i Kuq i Kosovës Dega ne Gjilan në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, organizoi një aktivitet informues dhe vetëdijesues lidhur me dukuritë negative dhe pasojat e përdorimit të drogave.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i qytetarëve, veçanërisht të rinjve, mbi rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike dhe rëndësinë e promovimit të stileve të shëndetshme të jetesës.
Së bashku për një shoqëri më të shëndetshme dhe pa varësi.
Kryqi i Kuq i Kosovës
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

