KOMUNITET / Pastrohen varrezat në Llovcë, pjesë e aksionit edhe Fadil Ademi

Në fshatin Llovcë është zhvilluar një aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave, ku mori pjesë edhe asamblisti komunal, Fadil Ademi.

Përmes një postimi, Ademi bëri të ditur se një pjesë të kohës së lirë e kaloi duke kontribuar në pastrimin e një pjese të varrezave të fshatit, si dhe te lapidari i martirëve të vrarë gjatë luftës së fundit.

“Kujdesi dhe respekti për ata që nuk janë më në mesin tonë duhet të jenë të përhershëm, sepse varrezat dhe vendet e kujtesës janë pasqyrë e kulturës, respektit dhe vlerave të një populli,” ka shkruar ai.

Sipas Ademit, Llovca ka ruajtur gjithmonë një traditë të mirë të kujdesit për varrezat dhe vendet përkujtimore, falë angazhimit të banorëve të fshatit.

Ai theksoi se këto vende vazhdojnë të mirëmbahen me respekt e dinjitet, ashtu siç e meriton kujtimi i atyre që nuk janë më në mesin tonë.

Shpërndaj me të tjerët