MJEKËSI/Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka mirëpritur sot Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Ajo është prekur nga drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Dr. Afrim Cana, i cili e falënderoi për vizitën dhe interesimin e treguar ndaj pacientëve dhe spitalit.

​Fokus kryesor i takimit ishte diskutimi mbi mundësinë e krijimit të një salle lojërash për fëmijët që marrin trajtim spitalor.

Initiativë kjo që synon krijimin e një ambienti më miqësor dhe më të ngrohtë për ta gjatë ditëve të qëndrimit në spital.

​Drejtuesit e spitalit shprehën falënderimet e tyre për gatishmërinë e ambasadore Ziv për të mbështetur projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijëve./dita24h/

Shpërndaj me të tjerët