Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryetarit të komunës, Alban Hyseni, lidhur me dënimet e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Rashiti e ka cilësuar reagimin e Hysenit si hipokrizi, duke akuzuar atë se ka penguar vazhdimisht aktivitetet në mbështetje të çlirimtarëve.
Deklarata e plotë e Riad Rashitit:
Pa fije turpi!
Kryetari i Gjilanit sot del publikisht dhe reagon kinse për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit në Hagë, ndërkohë që në vazhdimësi ka marrë masa dhe ka penguar aktivitetet sensibilizuese të platformës “LIRIA KA EMËR”.
Ky kryetar komune tri herë nuk iu është përgjigjur kërkesave zyrtare të organizatës “Liria Ka Emër” për koordinimin dhe caktimin e orës së pritjes në Gjilan. Komuna e Gjilanit ishte e vetmja që nuk iu përgjigj kërkesës për përkrahje të kësaj platforme.
Ky kryetar komune ka penguar edhe drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi, që të koordinohej me aktivitetet e organizuara në përkrahje të çlirimtarëve.
Ky kryetar komune ka publikuar njoftimin për bllokimin e rrugës së Prishtinës pikërisht në ditën kur organizohej “Marshi për Liri”.
Ky kryetar komune nuk e ka mbështetur me asgjë asnjërin prej këtyre aktiviteteve. As me pjesëmarrje apo veprim, as me përkrahje, as me koordinim.
E sot del dhe “çirret” në publik.
Marre ty.
Për keqardhje është edhe heshtja e kryetarëve të shoqatave të degëve të OVL-së në Gjilan, të cilët vazhdojnë t’ia mbajnë “zhagun” këtij kryetari, pavarësisht qasjes së tij ndaj aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve.
Kjo heshtje flet shumë.
Ky kryetar komune, në vend se të ishte në krah të qytetarëve dhe të aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve, ka zgjedhur të ndjekë politikën e VV-së, e cila prej vitesh është karakterizuar nga akuza dhe përplasje politike me liderët e UÇK-së.
Prandaj, reagimi i sotëm nuk mund ta fshehë atë që ka ndodhur dje.
Veprat flasin më shumë se fjalët.
Turp për këtë qasje dhe për të gjithë ata që për vite kanë punuar kundër liderëve të UÇK-së, ndërsa sot tentojnë të paraqiten si mbështetës të tyre.
Kosova nuk harron.
Ne nuk harrojmë.
Bota sillet.
