DREJTËSI/Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj katër të dyshuarve për armëmbajtje pa leje

Gjilan, 6 nëntor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan – Dega në Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke iu caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve B. T., L. H., Sh. R. dhe L. C., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje.

​Sipas dosjes së prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 22:50, në një kafiteri në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Zyrtarët e Stacionit Policor në Gjilan kanë ushtruar kontroll ndaj të pandehurve, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta me fishekë si dhe një thikë, për të cilat personat në fjalë nuk posedonin leje nga organet kompetente.

​Me këto veprime, të dyshuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

​Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e nevojshme, pasi qëndrimi i tyre në liri mund të çojë në ndikim ndaj dëshmitarëve dhe koordinim të deklaratave për të minimizuar pasojat e veprës.

Palët e mépakësuara gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./ dita24h /

Shpërndaj me të tjerët