SPORT/Drita pëson humbjen e parë, Ferizaj mposht gjilanaset dhe merr kryesimin

​SUPERLIGA A – FEMRAT | XHIRO 8

​FERIZAJ 3-0 DRITA

(25:18, 25:16, 25:20)

​Ferizaj ka fituar derbin e xhiros së tetë në Superligën A për femra, duke i shkaktuar KV Dritës humbjen e parë të kampionatit dhe duke marrë kreun e tabelës.

Skuadra ferizajase tregoi lojë bindëse gjatë gjithë përballjes, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të pastër 3-0 në sete.

​Vendasit e nisën më mirë takimin dhe e kontrolluan lojën që nga fillimi, duke e fituar setin e parë me syrin 25:18.

Dominimi i Ferizajt vazhdoi edhe në setin e dytë, ku pas një shkëputjeje të hershme triumfuan me shifrat 25:16.

​Volejbollistet e Dritës tentuan të reagojnë dhe të rikthehen në lojë gjatë setit të tretë, mirëpo Ferizaj e ruajti epërsinë me kujdes dhe e mbylli përballjen me rezultat 25:20.

​Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në pozitën e parë si lider i ri i kampionatit, ndërsa gara për kreun e tabelës merr një rrjedhë edhe më interesante për vazhdimin e stinorit. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët