KRONIKË E ZEZË/Arrestohen tre të dyshuar për armëmbajtje pa leje në një kafeteri në Gjilan

Gjilan, 5 Nëntor 2026- Më datën 05.11.2026, me dyshimin për armëmbajtje pa leje, është realizuar një kontroll ndaj tre personave të dyshuar, meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke qëndruar në një kafeteri në qytetin e Gjilanit.

​Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën: një (1) armë pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një (1) karikator dhe dhjetë (10) fishekë, një (1) pistoletë e llojit TT e kalibrit 7.62 mm me një (1) karikator dhe tetë (8) fishekë, një (1) pistoletë e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm me një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, si dhe një mjet i ftohtë (thikë).

​Të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaj me të tjerët