Lëvizjet dhe emërimet e reja në pozitat drejtuese të Policisë së Kosovës po vazhdojnë.
Sipas raportimeve nga mediat qendrore, eprori i lartë policor nga Gjilani, major Avni Uruqi, është emëruar në detyrën e shefit të Divizionit për Siguri Publike në Prishtinë.
Ndërkohë, vëmendja mbetet te Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ku pritet të shihet nëse do të ketë ndryshime të reja në pozitat udhëheqëse.
Ndryshimet e fundit kanë prekur edhe rajone të tjera policore, përfshirë Gjilanin, ku është raportuar për emërimin e Luan Kekës si drejtor rajonal.
