SPORT/KV Drita me fitore të pastër ndaj Ulpianës në Lipjan

KV Drita ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur KV Ulpianën me rezultat të pastër 3-0 në sete, në ndeshjen e zhvilluar sonte në Lipjan.

​Gjilanaset treguan një paraqitje të shkëlqyer në parket, duke dominuar lojën përmes përkushtimit, luftës sportive dhe frymës së fortë ekipore gjatë të gjithë takimit.

​Nga klubi kanë falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe sponsorët për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin ekipit në këtë ecuri garuese.

​Ndeshjen e radhës KV Drita do ta zhvillojë të dielën, ku do të luajë sërish në udhëtim përballë KV Pejës. /dita24h/

Shpërndaj me të tjerët