Gjilan, 6 nëntor 2026- Kompania e njohur nga Gjilani, “Fundamenti Granit Mermer”, ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kapaciteteve të saj prodhuese, duke konfirmuar primatin në sjelljen e teknologjisë më të avancuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit.
Përfaqësuesit e kompanisë kanë nënshkruar në Itali kontratën për blerjen e makinerisë CNC të gjeneratës më të re, modeli 2026, nga gjiganti i njohur italian “CMS Stone Technology”.
Ky investim i ri i shtohet flotës së makinerive moderne të kompanisë, duke sjellë më shumë inovacion, precizitet të lartë dhe efikasitet të rritur në përpunimin e gurit natyral dhe qeramikës.
Përmes këtij hapi, “Fundamenti Granit Mermer” dëshmon vazhdimësinë e përkushtimit për investime në cilësi dhe rritje të kapaciteteve, duke iu përgjigjur kërkesave të tregut me standardet më të larta teknologjike./ dita24h /
