Në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, të shtunën, më 19 shtator 2026, në ora 12:00, do të bëhet promovimi i librit “Zhvillimi i gjëzakupimit (enigmatikës) shqiptar”, të autorit Zijadin V. Hasani.
Promovimi organizohet nga SH.E. “Ndre Mjeda” dhe Redaksia e revistës enigmatike “Horizonti”.
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë veprimtari kulturore dhe të njihen nga afër me botimin e ri.
Vendi: Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli” – Gjilan
Data: E shtunë, 19 shtator 2026
Ora: 12:00
