Një lajm me vlerë dhe krenari vjen nga fshati Zhegër i Gjilanit.
Nxënësja e klasës së pestë (V/4) në shkollën fillore “Agim Ramadani”, Dua Ajeti, është shpallur fituese e vendit të parë në kategorinë “Shkrimi kreativ”, në konkursin e organizuar nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në kuadër të Panairit të Librit për Fëmijë.
Përmes talentit, imagjinatës dhe përkushtimit të saj ndaj librit, nxënësja nga Zhegra arriti të rrëmbejë çmimin kryesor, duke u bërë shembull frymëzues për të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
Drejtoria e shkollës “Agim Ramadani” dhe mësuesja Dashmire Ymeri kanë përgëzuar përzemërsisht Duan për këtë arritje të jashtëzakonshme.
Me këtë rast, udhëheqja e shkollës ka shprehur falënderime dhe mirënjohje të veçantë për Shtëpinë Botuese “Dukagjini” për organizimin e konkursit dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po u jep talentëve të rinj.
