Në një atmosferë plot mall e emocione, anëtarët e brezit të III-të të Shkollës Normale të Gjilanit janë takuar sot në restorantin “Planeti” në Kmetoc, për të shënuar 60-vjetorin e diplomimit të tyre.
Ky jubile i rarë shërbeu si një dëshmi krenarie për një brez që i dha dritë e dituri rajonit.
Rrugëtimi i tyre nisi në vitin shkollor 1961/62, kur në tri paralele u regjistruan 97 nxënës.
Nga ky numër, në vitin 1966 diplomuan 42 normalistë, shumica e të cilëve i shërbyen profesionit fisnik të mësuesit për më shumë se 40 vjet me radhë.
Sot, nga ky brez historik janë ende në jetë 15 ish-normalistë.
Në takimin e sotëm morën pjesë 9 prej tyre, ndërsa të tjerët e patën të pamundur të bashkoheshin kryesisht për shkaqe shëndetësore.
Përgjatë takimit, të pranishmit kujtuan vitet e rinisë dhe përvojat e paharrueshme në bankat e Normales së Gjilanit, duke çmuar lart kontributin e përbashkët në edukimin e brezave të rinj.
Takimi u përmbyll me fotografi kujtimi dhe me dëshirën e përbashkët që të mblidhen sërish vitin e ardhshëm.
