MOTI/​Çfarë moti na pret këtë fundjavë? Njoftimi i fundit

Fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, vranësira të pakta dhe pa reshje.

Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa ditët të favorshme për aktivitete në ambient të hapur.

E shtunë, 26 shtator: Mot me diell e vranësira të pakta. Temperaturat do të lëvizin nga 5°C deri në 18°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–6 m/s.

E diel, 27 shtator: Mot me diell dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të shkojnë nga 6°C deri në 19°C, me erë të lehtë nga verilindja.

​Kushtet biometeorologjike do të jenë mjaft të favorshme gjatë tërë vikendit.

Shpërndaj me të tjerët