Një veprim i papërgjegjshëm ka ndodhur sot në KRU “Hidromorava” në Gjilan, ku stafi menaxhues dhe pjesa më e madhe e punonjësve kanë braktisur vendin e punës nga ora 13:00 për t’u nisur në një ekskurzion në Shqipëri, ani pse orari zyrtar zgjat deri në orën 16:00.
Në objekt kanë mbetur vetëm pak punëtorë që refuzuan të shkojnë, por braktisja masive nga pjesa tjetër e bën të pamundur funksionimin normal të shërbimeve për qytetarët.
Kjo dalje para kohe përbën shkelje të ligjit dhe të detyrës zyrtare.
Mbetet të shihet nëse organet kompetente dhe Inspektorati i Punës do të marrin masa ndaj përgjegjësve për këtë veprim të dëmshëm.
