SPORT/Gjilani mposht Malishevën 3:1 në miqësore

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Malishevës në ndeshjen miqësore të zhvilluar sonte nga ora 19:00, në fushën me bari sintetik në Gjilan.

​Golat për skuadrën kuqebardhë i shënuan Oltion Bilalli në minutën e 51-të, si dhe Elton Isufi, i cili realizoi dy herë në minutat 65′ dhe 73′.

​Kjo përballje u shfrytëzua nga të dyja skuadrat për të mbajtur formën gjatë pauzës së ndeshjeve të kombëtareve.

Shpërndaj me të tjerët