Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur si “Tetori Rozë”, në Institucionin Parashkollor “Dardania” në Gjilan është zhvilluar një ligjëratë edukative me fokus parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.
Aktiviteti synoi informimin dhe ndërgjegjësimin e stafit lidhur me faktorët e rrezikut, shenjat paralajmëruese, si dhe rëndësinë e madhe që kanë kontrollet e rregullta shëndetësore për diagnozën e hershme.
Ligjërata u realizua nga Koordinatorja e Edukimit Shëndetësor, Dr. Elvan Klaiqi, bashkë me infermierën Mimoza Hajdari, si pjesë e aktiviteteve të edukimit dhe promovimit shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan.
Përmes këtij aktiviteti u rithirr mesazhi kryesor se vetëdijësimi dhe kontrollet me kohë janë hapi kryesor që shpëton jetë.
