TETORI ROZË/Në IP “Dardania” në Gjilan u mbajt ligjëratë vetëdijësuese për kancerin e gjirit

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur si “Tetori Rozë”, në Institucionin Parashkollor “Dardania” në Gjilan është zhvilluar një ligjëratë edukative me fokus parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

​Aktiviteti synoi informimin dhe ndërgjegjësimin e stafit lidhur me faktorët e rrezikut, shenjat paralajmëruese, si dhe rëndësinë e madhe që kanë kontrollet e rregullta shëndetësore për diagnozën e hershme.

​Ligjërata u realizua nga Koordinatorja e Edukimit Shëndetësor, Dr. Elvan Klaiqi, bashkë me infermierën Mimoza Hajdari, si pjesë e aktiviteteve të edukimit dhe promovimit shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan.

​Përmes këtij aktiviteti u rithirr mesazhi kryesor se vetëdijësimi dhe kontrollet me kohë janë hapi kryesor që shpëton jetë.

Shpërndaj me të tjerët