GJILAN 7 nëntor 2026 – Në ShFMU “Rexhep Elmazi” në Gjilan është mbajtur një aktivitet edukativ kushtuar rëndësisë së kujdesit shëndetësor dhe higjienës personale për fëmijët.
Në grupin e edukatores Ganimete Terstena, është mirëpritur specializantja e Pediatrisë, Dr. Fikrije Maliqi, e cila ka zhvilluar një sesion ndërveprues me fëmijët.
Përmes këtij aktiviteti, të vegjlit patën mundësinë të mësojnë më shumë për mënyrat e ruajtjes së shëndetit dhe rëndësinë e higjienës personale në jetën e përditshme.
Nxënësit dhe stafi edukativ kanë shprehur mirënjohje për doktoreshën për kohën, përkushtimin dhe këshillat e vlefshme, duke uruar suksese nxënësve në rrugën e tyre të dijes./ dita24h /
