Përforcim i ri te Gjilani, vjen kroati Mario Zebic

 

Drejtuesit e SC Gjilanit kanë qenë tejet aktiv gjatë këtij afati kalimtar veror, duke sjellë një sërë përforcimesh me qëllim përgatitjen sa më të mirë për sezonin e ri. Këtë herë, kuqebardhët kanë arritur të angazhojnë një futbollist me eksperiencë ndërkombëtare, kroatin Mario Zebic.

Lajmi është bërë i ditur në orët e vona të së shtunës nga faqja zyrtare e klubit, ku thuhet:

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Mario Zebic.”

Mbrojtësi nga Spliti i Kroacisë ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë pjesë të SC Gjilanit deri në verën e vitit 2027.

Me këtë transferim, Mario Zebic bëhet përforcimi i pestë i Gjilanit gjatë këtij afati kalimtar veror, duke dëshmuar vendosmërinë e klubit për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues dhe të kompletuar në të gjitha repartet.

 

Shpërndaj me të tjerët