ATLETIKË/ Leon Thaqi vendos rekord personal në Belgjikë

Atletieti kosovar Leon Thaqi po vazhdon me hapa të sigurt ngritjen e tij në arenën ndërkombëtare.

Në një nga mitingjet më të forta të atletikës që u mbajt në Oordegem të Belgjikës, Thaqi zhvilloi një garë mjaft cilësore, me ç’rast arriti të vendosë rekord të ri personal (Personal Best).

​Thaqi, i cili mbron ngjyrat e Klubit të Atletikës “Rogana” nga Rogana e Kamenicës, ka treguar edhe një herë formën e tij të lartë fizike dhe përkushtimin ndaj këtij sporti.

​Për këtë arritje të rëndësishme ka folur edhe trajneri i tij, Zijadin Kryeziu, i cili u shpreh mjaft optimist për të ardhmen e atletit të ri:

​”Ky rezultat është dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të tij të përditshëm. Jemi të bindur se ky është vetëm fillimi i arritjeve edhe më të mëdha në arenën ndërkombëtare.”

​Ky sukses në Belgjikë vjen si vazhdimësi e rezultateve fantastike të Thaqit gjatë këtij sezoni.

Kohë më parë, në një miting të mbajtur në Stuttgart të Gjermanisë, ai vendosi rekord të ri shtetëror të Kosovës në disiplinën 600 metra, duke ndalur kohën në 1:17.39 , një rezultat i vlerësuar lart nga njohësit e atletikës.

​Me formën që po tregon, Leon Thaqi po dëshmohet si një nga shpresat më të mëdha të atletikës kosovare për të ardhmen.

Shpërndaj me të tjerët