FINANCA/ Komuna e Gjilanit organizon dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

Komuna e Gjilanit ka ftuar të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027–2029.

Takimi do të mbahet më 22 qershor 2026, duke filluar nga ora 17:00, në objektin e Shkollës së Muzikës në Gjilan.

Sipas njoftimit të komunës, ky dëgjim publik do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë të informohen mbi planifikimet dhe prioritetet buxhetore për vitet e ardhshme, si dhe të paraqesin propozimet dhe vërejtjet e tyre.

Komuna thekson se pjesëmarrja e qytetarëve është e rëndësishme për një proces planifikimi sa më gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me nevojat e komunitetit.

Shpërndaj me të tjerët