Java 6–10 korrik do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Të hënën dhe të martën priten edhe riga lokale shiu në disa zona, ndërsa pjesa tjetër e javës do të jetë kryesisht e qëndrueshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 30 gradë.
Kushtet do të jenë të favorshme për aktivitetet e përditshme dhe punimet bujqësore, megjithëse fermerëve u rekomandohet të vazhdojnë ujitjen e kulturave për shkak të mungesës së reshjeve të mjaftueshme.
Edhe kushtet biometeorologjike pritet të jenë të favorshme për shumicën e qytetarëve.
