GJILAN/ Administrata dhe GLPS bashkojnë forcat për inventarizimin institucional

Drejtori i Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, Elbasan Shabani, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësuesit e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), të përfaqësuar nga menaxherja e programeve Ema Pula, menaxherja e projekteve Blerina Istrefi dhe hulumtuesi i lartë Bekim Demiri.

Takimi u realizua në kuadër të procesit të inventarizimit institucional, ku u diskutuan në detaje hapat e mëtejshëm, mënyra e plotësimit të tabelave specifike, si dhe afatet kohore për përfundimin me sukses të këtij aktiviteti.

Përmes këtij angazhimi, Administrata Komunale konfirmon përkushtimin e saj për të mbajtur një bashkëpunim të ngushtë me partnerët e shoqërisë civile.

Zbatimi i këtyre proceseve të përbashkëta synon të rrisë efikasitetin e brendshëm, të garantojë transparencë të plotë llogaridhënëse dhe të sjellë një përmirësim të dukshëm në cilësinë e shërbimeve të përditshme që u ofrohen qytetarëve të Gjilanit.

Shpërndaj me të tjerët