Klubi i FC Drita njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Altin Bytyçi.
Bytyçi, qendërmbrojtës nga Kosova, i bashkohet skuadrës gjilanase për të forcuar repartin defensiv dhe për të sjellë cilësi, përvojë dhe karakter në skuadër. Me paraqitjet e tij në futbollin elitar, Altini vjen te Drita me motiv të lartë për të dhënë kontributin e tij në objektivat e klubit.
Në njoftimin e tij, klubi i uron mirëseardhje Altinit në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e re.
Mbrojtësi 25-vjeçar në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës, ku regjistroi 32 paraqitje dhe shënoi dy gola, teksa vlera e tij aktuale sipas faqes së specializuar “Transfermarkt” është 250 mijë euro. Bytyçi në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Kosovës U19.

