PORTRET/ Rrugëtimi i artë i Prof. Dr. Musa Selimit, titanit të sportit kosovar

Pak figura në realitetin e sportit kosovar kanë arritur të lënë gjurmë të pashlyeshme në kaq shumë dimensione sa Prof. Dr. Musa Selimi.

I lindur me pasionin për fushën dhe palestrën, ai arriti të bëhet futbollist i njohur, trajner kampion në dy sporte të ndryshme, shkencëtar, dekan i Fakultetit të Sportit në UP dhe sot një nga krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Fillimet mes Bresalcit dhe Gjilanit

Gjithçka nisi në shkollën fillore në Bresalc, ku Musa Selimi shfaq afinitetin e parë për sportin, duke u aktivizuar me klubin e volejbollit të fshatit.

Megjithatë, gjatë shkollimit të mesëm në Gjilan, ai e mori futbollin, ku luajti për juniorët e “Crvena Zvezdës” së Gjilanit.

Gjatë viteve të 90-ta, në kohën e njohjes së sportit, ai dha një kontribut të madh si futbollist në Gjilanit, duke qenë se ata janë aktiv edhe në futbollin e vogël.

Ngritja akademike dhe profesori i Gjinnazit

Paralelisht me angazhimin në fushë, Selimi nisi një rrugëtim të shkëlqyer akademik. Në maj të vitit 1992 diploma në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë, dhe më pas punësohet si profesor i edukatës fizike në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku shërbeu për një dekadë të plotë (1992-2002).

Gjatë kësaj kohe, ai kreu ishkollën e  lartë të trajnerëve për futbollin në Novi Sad (1996) të licencuar nga UEFA.

Rrugëtimi i tij i kualifikimit profesional nuk u ndal me kaq, vijoi  edhe më tej jashtë vendit, duke u licencuar me Licencën A në Bad Hennef të Gjermanisë si dhe në Tiranë .

Në vitin 2001 mori titullin Magjistër, ndërsa në vitin 2004 doktoroi me temën specifike “Mbrojtja në Volejboll – Libero lojtari i mbrojtjes”, duke u certifikuar edhe si profesor i asocuar në UP (2012).

Trajner kampion ne futboll dhe volejboll, suksesi historik me KF Gjilanin ne vitin 2000

Si trajner, Musa Selimi dëshmoi një mentalitet të jashtëzakonshëm fitues. Ai udhëhoqi KV Drita në volejboll në vitet 1994 dhe 2003/04, ndërsa në futbollin drejtoi KF Gjilanin në vitin 1997.

Nën udhëheqjen e tij Gjilani  kishte fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës në futboll.

Më pas, ai u shpall kampion i Ligës së Parë me KF Dritën (2010/11) dhe me KF Feronikelin (2011/12).

Pasi drejtoi përsëri Dritën dhe Gjilanin, në qershor të vitit 2015 karriera e tij u zhvendos në Zvicër, ku u emërua trajneri i FC Kosova Gjenevë.

Përvojën e tij të pasur si strateg i futbollit e shtriu me sukses edhe në klube të tjera të njohura kosovare dhe në arenën në klub.

Ai drejtoi skuadrën e Ramiz Sadikut në vitin 2017, mori timonin e KEK-ut në vitin 2019, dhe shkroi një tjetër kapitull të veçantë duke udhëhequr Hajvalinë (femrat) në garën më prestigjioze evropiane, Champions League.

Në fondin e një cikli si trajner, ai drejtoi edhe skuadrën e Flamurtarit të Prishtinës.

Drejtimi i Federatave dhe triumfi evropian

Nga viti 2008 deri në vitin 2010, dr. Selimi shërbeu si Kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, duke ndjekur trajnimin e seminareve të rëndësishme, ndër të tjera edhe me trajnerin e njohur në vitin 2009.

Në periudhën 2009-2012 udhëhoqi projektin ndërkombëtar “Tempus-Rome” për harmonizimin e planprogrameve sportive në Ballkan.

Ky me sukses kulmoi në vitin 2013, në turneun EUROROMA 2013, ai u shpall Kampion i Evropës me ekipin e vajzave të UP-së në mes të 55 shteteve.

Vargun e sukseseve të tjera e pasuroi  edhe në shumë gara të tjera universitare.

Nën drejtimin e tij, ekipi i vajzave në futsal u  shpall kampion në turnetë prestigjioze në Paris, Antëerpen dhe Milano.

Po ashtu, nuk munguan si në volejbollin e vajzave, ku në turnetë e mbajtur në Dubrovnik dhe Milano, ekipi i tij u radhit disa herë i pari në mesin e shumë universiteteve të njohura evropiane.

Në majat e menaxhimit të sportit kosovar

Përveç që ka përkthyer tre libra universitarë dhe ka publikuar dhjetëra punime shkencore, dr. Musa Selimi nga viti 2016 deri në mars të vitit 2024 udhëhoqi për dy mandat si Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP.

Në vitin 2017 themeloi Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës (FSUK), të cilët vazhdojnë të udhëheqin si kryetar pasi u rizgjodh në tetor të vitit 2024.

Pasi shërbeu si anëtar i bordit të KOK-ut (2020-2024), dr. Musa Selimi sot mban njërën nga pozicionet më të rëndësishme të sportit në vend, në atë të Nënpresidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Dhe ai nuk ndalet asnjëherë me futbollin; krahas të gjitha të arriturave  të larta institucionale, dr. Musa Selimi vazhdon të kontribuojë në fushën e blertë si kapiten i veteranëve të KF Gjilanit.

Shënim:

Ky tekst nuk mund të kopjohet as të tjetërsohet.

Mund të shpërndahet vetëm si link.

Falemnderit për respektimin e etikës së gazetarisë!

Botuesi dhe redaktori:

/F.S./

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët