Më 25 qershor 1999, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kolonel Agim Çeku, zhvilloi vizitën e tij të parë në Shtabin e Zonës Operative të Karadakut (ZOK) në Gjilan.
Po atë ditë, Komandanti i ZOK-ut, Kolonel Ahmet Isufi – Rexha, dhe komandanti i forcave amerikane të KFOR-it, Gjeneral Brigade Craddock, në bazën ushtarake të KFOR-it pranë fshatit Cërnicë, nënshkruan marrëveshjen për deponimin e armëve të UÇK-së, në përputhje me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kryekomandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi, dhe Komandantit të KFOR-it për Kosovë, Gjeneral Mike Jackson.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, selinë e Komandës së Zonës e vizitoi edhe komandanti i marinsave amerikanë të KFOR-it, Kolonel Kenneth Glueck, i cili u prit me nderime ushtarake nga Komandanti Ahmet Isufi – Rexha dhe bashkëpunëtorët e tij.
Vizita e Kolonel Agim Çekut u zhvillua në një moment të rëndësishëm të pasluftës, ndërsa takimi me Komandantin e Zonës Operative të Karadakut vazhdoi për disa orë.
Burimi: Shërbimi për Informim Publik, Ismet Sylejmani, 25 qershor 1999.

